Koncert: LIVE / BIO-CANCER, URTAR, ANBAR, SORE MOUNTAIN / 11 mars 2017, Magazina, Tiranë

11.3.2017

BIO-CANCER (Athinë), URTAR (Tiranë), ANBAR (Tiranë), SORE MOUNTAIN (Tiranë) sjellin zinxhirë, dhëmbë, nofulla, pinca, darë e mjete të tjera të mprehta. Kush ka uri për Thrash, Extreme, Doom, Progressive Metal të shtunën, më 11 mars, te Magazina, Tiranë. \\m// Ora 19:30, te Magazina (200 m mbi Maternitetin e ri). Hyrja 500 lekë (të reja).

Koncert: LIVE / ATEN, FRISSON, URTAR / 17 shtator 2016, Magazina, Tiranë

6.9.2016

ATEN (Tiranë), FRISSON (Prishtinë), URTAR (Tiranë) nisen të shtunën, 17 shtator, nga Magazina drejt bërthamës së Tokës me sonda të certifikuara Death Metal. Merrni helmetat me vete! \\m//Ora 19:30, te Magazina (200 m mbi Maternitetin e ri). Hyrja 500 lekë (të reja).

Koncert: LIVE / ATEN, LAND OF CONFUSION, VISLIG, KRIEG / 2 prill 2016, Magazina, Tiranë

10.3.2016

ATEN (Tiranë), LAND OF CONFUSION (Prishtinë), VISLIG (Tiranë) dhe KRIEG (Prishtinë) hapin portat e ferrit me kolonë zanore Doom dhe Death Metal. Të shtunën, 2 prill 2016, ora 18:30, te Magazina (200 m mbi Maternitetin e ri). Hyrja 500 lekë (të reja).

Risi | Grupe | Koncerte | Forum | Dijeni
Redaksia: kontakt@ulknir.org
Dega Ulknir / Vargmal © 2001-2017
Të gjitha të drejtat të rezervuara