Dijeni


Ulkniri është një projekt kulturor për mbështetjen dhe promovimin e rrymave muzikore të metalit, neofolkut dhe industriale/elektronike, si dhe të arteve të tjera të përafërta pamore dhe plastike, degë e sipërmarrjes më të gjerë Vargmal. Në kontekstin muzikor projekti ndihmon grupet anëtare me ambientet dhe mjetet për mësim, ushtrim, produksion, promocion, koncerte dhe proceset përkatëse për mbarëvajtjen e skenës.



Veprimtaria e projektit shtrihet në kohë që nga viti 2001, në kuadër të sipërmarrjes mëmë, fillimisht me mbulimin e zhvillimeve të skenës shqiptare, në vijim duke u angazhuar drejtpërdrejt me krijimin dhe organizimin e projekteve dhe të grupeve të zgjedhura muzikore dhe, me pjekjen e kushteve, nga viti 2013 si degë e posaçme produksioni, organizimi dhe veprimtarish të tjera të nevojshme për ngritjen dhe/ose zhvillimin e skenave.



Për informacione të mëtejshme mund të lidheni me ne në adresën kontakt@ulknir.org.

Risi | Grupe | Koncerte | Forum | Dijeni
Redaksia: kontakt@ulknir.org
Dega Ulknir / Vargmal © 2001-2017
Të gjitha të drejtat të rezervuara